Ky është Kasëm Pirja, 26 vjeçari nga Fieri, i martuar dhe me dy fëmijë, që kishte lidhje jashtëmartesore me Hysnie Hoxhallarin.
Së bashku me 32-vjeçaren, Pirja vrau bashkëshortin dhe vjehrrën e saj.
Të dy janë arrestuar nga policia si të dyshuarit e vetëm të krimit. Po kush është 26-vjeçari Pirjasi, me të cilin 32-vjeçarja Hysnie Hoxhallari kishte një lidhje jashtëmartesore, që dyshohet të jetë edhe motivi i vrasjes?
BalkanWeb mëson se Kasemi dhe Hysnia ishin të lidhur që në fshat, duke qenë se ishin të dy nga Struma e Fierit dhe kjo lidhje vijoi edhe pas martesës së saj, që u realizua madje me ndërhyrjen e 26-vjeçarit. Kasemi kishte një lidhje miqësie me një prej të afërmve të viktimës.
32-vjeçarja, nënë e një fëmije 3 vjeç vijonte të takohej me Pirjasin, i cili ishte punëtor sezonal në Greqi, por me sa duket kjo gjë ishte vështirësuar kohët e fundit, ndaj dhe bashkë me të dashurin planifikuan krimin makabër, duke vrarë dhe më pas djegur bashkëshortin dhe nënën e tij.
Pas krimit Hysnie Hoxhallari kishte fshehur armën e krimit dhe pasi banesa është djegur plotësisht ka njoftuar policinë se në shtëpinë e saj kishte rënë zjarr.