Loading...

Skulptori Vlonjat qe beri shtatoren e Ismail Qemalit ne kuader te 100 vjetorit te Pavarsise

Zeqir Alizoti lindi në qytetin e Vlorës në vitin 1950. Ai kreu në Tiranë, pa ndërprerje studimet për piktor e skulptor në liceun artistik “Jordan Misja” dhe në Akademinë e Arteve. Ai ka marrë pjesë në mjaft ekspozita të përbashkëta lokale e kombëtare në qytetin e Vlorës dhe në Tiranë. Ka çelur, gjithashtu, shumë ekspozita vetjake brenda dhe jashtë vendit, si në ItaliGreqiRumaniFrancë. Zeqir Alizoti ka realizuar vepra me karakter monumental, me frymë lirike dhe me karakter epiko-historik, shumica e te cilave janë vendosur në parqet e bukura të qytetit të Vlorës dhe në Llogara. Fillimisht artisti punoi në Ndërmarrjen Artistike të qytetit të Vlorës, ku dha një kontribut me vlerë duke modeluar qindra objekte artizanale të qeramikës artistike, në vazhdim të traditës shumëvjeçare të rajonit AulonëOrikumAmantia si dhe për pasqyrimin në to të motiveve të origjinës së tij, nga treva e Çamërisë. Pas viteve nëntëdhjetë skulptori i sprovuar dhe me iniciativë të çmueshme, punoi si krijues i lirë duke krijuar vepra artistike në shumë gjini, me një frymë lirike duke lëvruar jo vetëm qeramikën, por dhe me teknikën e bakritdrurit dhe bronzit. Prej disa vitesh ka hapur në qytetin e Vlorës një sallon arti, të vlerësuar në shkallë kombëtare.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com