Ky që shikoni në foto është biznsemeni Arbri Çekaj, i shpallur tashmë në kërkim nga Policia e Shtetit për sasinë e 613 kilogramëve kokainë gjetur brenda një kamioni me banane në postin e Durrësit, mbrëmjen e djeshme.
Arbri është pronar i “Arbri Garden”, kompania porositëse e bananeve ku u gjet sasia e lëndës narkotike,e paketuar në 528 pako, të mbështjella me letër natriban me kode të vendosura nga trafikantët.
Kontenieri i mbërritur në Portin e Durrësit, u mbajt nën vëzhgim të pandërprerë nga policia deri sa mbërriti në magazinat e firmës “Arbri Garden”. Për drogën, janë arrestuar Donaldo Lushaj, 25 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë dhe Armando Pezaku, 25 vjeç, lindur dhe banues në Durrës 9shoferi i kamionit).
Sakaq, policia është vënë në ndjekje të biznesmenit Arbri Çekaj.