Loading...

Vlore : Policia arreston ne flagrance tre shtetas

Policia ka arrestuar në flagrancë tre shtetas për vepra të ndryshme penale!

Policia ka arrestuar për Plagosje të rëndë me dashje, shtetasin :

Hysen Canaj, 70 vjeç, banues në Velçë, Selenicë.

Është kryer arrestimi i shtetasit të mësipërm pasi në date 27.02.2018, në fshatin Vajzë, në vendin e quajtur “Buallar”, pas një konflikti, për një kullotë bagëtish, ka goditur me mjet prerës duke i prerë njërin gisht të dorës shtetasit F.B., 37 vjeç, i cili ka marrë mjekimin e nevojshëm në Spital.
__________

Policia ka arestuar për Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, shtetasit :

Ç.J., 18 vjeç, banues në Selenicë, (drejtonte mjetin pa leje drejtimi përaktëse).

Dritan. K., 40 vjeç, banues në Dukat i Ri, (drejtonte mjetin pa leje drejtimi përkatëse).

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë ndaj shtetasve të mësipërm për veprime të mëtejshme.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com