Bizmesmeni Aferim Begalla u vra para disa ditësh poshtë pallatit të tij në Tiranë në zonën e Bllokut. Për vrasjen e tij u fol se kishte ardhur për shkak të borxheve të shumta.
Por, tashmë një tjetër pistë ka dalë në dritë. Vrajsa e biznesmenit Aferim Begalla, dyshohet se mund të ketë lidhje me sasinë prej 1 ton kanabis, e kapur ne vitin 2014, gjatë një operacioni të Policisë në Gjirokastër, ku u arrestua edhe Ardian Serezi, ne ate kohe efektiv i policisë.
Serezi është një nga dy personat e vënë ne pranga nga policia, i dyshuar si pjesëmarrës në vrasjen e biznesmenit.
Burime nga policia pohuan per TV KLAN se kjo është një nga pistat që po hetohet. Të njëjtat burime sqaruan se Begalla dhe Serezi, dyshohet se kanë qenë bashkëpronarë në ngarkesën me drogë, por se pas arrestimit të Serezit në 2014, Begalla u zhduk.
Për ketë sasi droge, 49-vjeçari Ardian Serezi u dënua 6.8 vjet burg nga Gjykata e Apelit, dhe u lirua me kusht më vonë, pasi kishte kryer më tepër se gjysmën e dënimit.
Mesohet se një pjesë e parave që kishin shërbyer për blerjen e lëndës narkotike, Begalla nuk ia kishte shlyer Serezit.
Ky fakt ka prodhuar një konflikt të ashpër mes tyre dhe debate të vazhdueshme pas daljes së Serezit nga burgu.
Prokuroria dyshon se është Serezi personi që ka organizuar vrasjen e kryer nga 43-vjeçari Denis Demiri, i cili besohet se ka ekzekutuar biznesmenin kundrejt një pagese të dhënë nga ish – efektivi i policisë.
Por edhe vetë Serezi ka qenë pjesëmarrës në vrasje dhe është filmuar nga kamerat e sigurisë bashkë me vrasësin, sic shihen në pamje filmike.
Hetuesit kanë shpallur në kërkim edhe një person tjetër, identiteti i të cilit nuk jepet për shkak të hetimit. Dyshohet se ai mund të ketë qenë informatori i Serezit dhe Demirit.