Sipas sinoptikaneve te Meteoalb, deri në mbrëmje sot, reshjet do te shtohen lehtësisht në të gjithë vendin duke bërë që në orët e natës dhe mëngjesin e së mërkurës dëbora të shfaqet edhe në zonat e ulëta dhe bregdetare.
Paraditja e së mërkurës do të ketë kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta në të gjithë vendin duke rrezikuar thuajse të gjithë territorin nga reshje të pakta dëbore, përjashtuar zonat Jugperëndimore. Ndërsa gradualisht pasditja dhe nata sjellin përmirësim të motit duke sjellë edhe kthjellime.
Temperaturat e ajrit ulen sonte në mbrëmje dhe gjatë natës duke shënuar sipas zonave nga -3°C në 0°C në zonat e ulëta dhe bregdetare (përjashtuar jugperëndimin) dhe -8°C në zonat malore (përjashtuar zonën Radomirë – Shishtavec ku pritet -11 apo -12°C). Edhe mesdita mbeten me temperatura të ulëta ku maksimumi në rang territori pritet të ngjitet në 8 – 9°C.