Loading...

Behgjet Pacolli: Serbët po planifikojnë të më vrasin!

[sgmb id=”1″]

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka njoftuar Policinë e Kosovës se ka marrë një mesazh në telefon, në të cilin është kërcënuar me jetë. Behgjet Pacolli, kryetar i partisë opozitare Aleanca për Kosovën e Re (AKR), ka denoncuar në Policinë e Kosovës rastin e kërcënimit ndaj tij.  SMS-i i është dërguar nga një person i nacionalitet serb, i cili banon në Zvicër.

Jetlir Zyberaj, këshilltar i Pacollit, ka konfirmuar për mediat kosovare se rasti është denoncuar në Policinë e Kosovës.
“Kemi marrë një paralajmërim të tillë. E kemi trajtuar shumë seriozisht dhe menjëherë kemi informuar organet kompetente, në këtë rast policinë”, ka thënë Zyberaj, percjell balkanweb.
Ne mesazhin që i është dërguar Pacollit, i cili i është dorëzuar hetuesve të Policisë, atij i thuhet për planin e mundshëm të vrasjes.

“Një grup interesi në Serbi po përgatitet seriozisht për likuidimin tuaj”, shkruhet në mesazhin që i është dërguar Pacollit.
Kreu i AKR-së ditët e fundit ka qenë person shumë i përfolur në Serbi. Ka qenë pjesë e faqeve të para të gazetës “Informer”, media e afërt me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

Kjo media ka raportuar se biznesmeni Pacolli kërkon të blejë jugun e Serbisë, përkatësisht Luginën e Preshevës. Gazeta “Informer” ka shkruar se Pacolli ka blerë me para vendimin e drejtësisë franceze, e cila e la të lirë Ramush Haradinaj.
“Miliarderi më i pasur shqiptar Behgjet Pacolli, ka dhënë një shumë të parave me të cilat ekstremistët në jug të Serbisë, Preshevë, Bujanoc, Medvegjë, dhe në Vranjë, Leskovc dhe Nish do të blejnë tokë, pasuri të patundshme dhe kompani”, ka shkruar gazeta serbe “Informer”.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com