Fruthi eshte nje semundje virale shume infektuese ku nje person infekton nga 12-20 njerez te tjere dhe ka disa forma:
- Fruthi klasik me temperature dhe shenja katarrale (rrjedhje hundesh, sy te skuqur, kolle) shenjat e Koplik dhe rashin karakteristik
- Fruthi i modifikuar qe ndodh ne persona te vaksinuar ne te kaluaren por qe nuk kane zhvilluar nje pergjigje te mire imune me kundertrupat perkates, me fillim te zgjatur por me foma te lehta. Ka mundesi te jesh i vaksinuar dhe te semuresh me Fruth pasi njihet se ne 3-5% te rasteve vaksina nuk shkakton pergjigjen imune.
- Fruthi atipik ndodh ne persona qe jane vaksinuar ne vitet 60 me vaksine qe permban virusin e ngordhur por kjo nuk shihet me sot.
- Fruthi i rende
- Simptomat post infektive neurologjike si Encefalomieliti akut i diseminuar dhe Panencefaliti sub akut sklerotizues
- Komplikacionet nga Fruthi si pneumoni me qeliza gjigande dhe enecfaliti me trupa te perfshire nga Fruthi
Nga Dr. Silva Bino !