Mbremja e te henes ne emisionin “Studio e Hapur” ishte nje perballje e ashper mes ish kryeministrit Sali Berisha dhe gazetarit Artan Hoxha.
Berisha, si rrallë herë, ka ndërhyrë në emision live, dhe ka humbur kontrollin gjatë telefonates.
Shkak u bë një deklaratë e Artan Hoxhës, që kërkoi nga Prokuroria të nisë menjëherë hetimet për Berishën, pas akuzave të këtij të fundit për një nga negociatorët e marrëveshjes Shqipëri-Greqi.
“Në media filloi ky qarkullim informacioni, dhe u pa presioni i shtuar ndaj presidentit Meta.
Prokuroria duhet të nisi urgjentisht hetimin pas deklaratave të Berishës.
Dhe ose Berisha, ose Meçollari të gjejnë drejtimin.
Nuk mundet që një ish-kryeministër të lëshojë pufka të tilla,” tha Hoxha.
Menjëherë pas kësaj deklarate, Berisha ka marrë në telefon moderatoren Eni Vasili dhe i është vërsulur Artan Hoxhës me një sërë akuzash, ndërkohë që ky i fundit i është kthyer dhe i ka numëruar vrasjet për të cilat akuzohet.