Kryeqyteti është zgjuar gjysmë i zbardhur këtë mëngjes. Reshjet e dëborës nuk kanë kursyer as Tiranën, por nuk kanë qenë aq të dendura sa në pjesën tjetër të vendit.
Në disa zona dëbora nuk është shkrirë ende, ndërsa bazuar në parashikimet zyrtare të motit, parashikohet të mbizotërojnë temperaturat e ulëta, reshjet më të dendura, por nuk përjashtohet as shiu.
Paraditja mbetet me reshje të pakta shiu e dëbore në Veri dhe Qendër por reshje të përkohshme në Jug të vendit.
Ndërsa pas mesditës dhe deri në mbrëmje reshjet fokusohen kryesisht në zonat Qendrore ndërsa reshje të pakta në Veri dhe zonat Jugore dhe Juglindore.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes e mesditë por në pjesën më të madhe të vendit mëngjesi mbetet në temperatura negative.
Era do të fryjë mesatare, me shpejtësi deri 40 km/h nga drejtimi Perëndimor duke bërë që në det dallgëzimi të ulet në 3 ballë.