Loading...

Kush është biznesmeni që supermashtruesja stomatologe i mori 900 mijë €

Prokuroria e Durresit ka kryer hetime ndaj nje stomatologe e cila ka mashtruar biznesmente te ndryshem me shuma te medha eurosh.

Olesia Duka është arrestuar, pasi ishte i pari një biznesmen nga Durrësi qe ka kallezuar ne Polici se ajo i ka marrë plot 900 mijë euro.

Sot eshte zbuluar edhe identiteti i personit që ra pre e mashtrimit. Ai është Idlir Hoxha, biznesmen në qytetin e Durrësit, që zotëron një pikë këmbimi valutor.

Olesia Duka arriti që të mashtronte Hoxhën duke i marrë 900 mijë euro. Prokuroria e Durrësit zbuloi skemën e mashtrimit të stomatologes 38-vjeçare, e cila iu merrte para biznesmenëve të ndryshëm, duke i gënjyer se kishte klinika dentare dhe duhet të blinte aparatura e pajisje, ndërkohë që nuk i kthente më shumat e marra.

Stomatologia e njohur ka në pronësi klinikën e Stomatologjisë ‘Shendident’ në Tiranë. Ajo është një emër i njohur në kryeqytet, e ftuar në evenimente të ndryshme, e shfaqur përkrah ministreve të qeverisë Rama, si dhe aktive në fushën e bamirësisë.

Ai që ka pësuar më shumë nga mashtrimet dhe dredhitë e 38-vjeçares ka qenë biznesmeni Idlir Hoxha, i cili ka bërë dhe denoncimin. Me kërkesë të prokurorisë, gjykata urdhëroi sekuestrim edhe ndaj disa pasurive në Tiranë të stomatologes, por edhe të familjarëve të saj, që kapin një vlerë prej 300 mijë eurosh, ose sa 1/3 e detyrimit.

Ndërsa sot në policinë e Tiranës janë bërë edhe 5 denoncime të tjera për mashtrim nga 38-vjeçarja stomatologe. Edhe këta persona janë mashtruar në të njëjtën mënyrë nga stomatologia.

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com