Loading...

E ekzekutuan në ish-Bllok më 14 shkurt, zbulohen vrasësit e Memli Begallës

Është zbardhur vrasja e biznesmenit Memli Begalla, e ndodhur disa ditë më parë në zonën e ish-Bllokut, në Tiranë.
Policia bëri me dije ditën e sotme se autori i vrasjes është Denis (Alban) Demiri, 43 vjeç, banues në Tiranë dhe Ardian Serezi, 49 vjeç, banues në Tiranë.

Zyrtarisht nuk u dhanë detaje në lidhje me këtë ngjarje dhe konfliktin që autorët kishin me viktimën.

Deri në këto momente dihet se shkak për vrasjen e Begallës u bënë borxhet e tij të pashlyera.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një automjet me targa të huaja, me të cilin autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Gjithashtu është sekuestruar një automjet në pronësi të shtetasit Denis Demiri, si dhe 9 telefona celularë.

Memli Begalla u ekzekutua mbrëmjen e 14 shkurtit në një atentat mafioz në zonën e sh-Bllokut, në një hapësirë mes disa pallateve, teksa po hynte për në banesën e tij.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com