Loading...

Ekzekutimi mafioz në Bllok, viktima bënte ‘namin’ me …

Ekzekutimet me armë në mes të Tiranës duket se janë bërë kryefjala mediatike gjatë muajit shkurt.

Pas vrasjes së Devi Kasmit nga agjenti grek, në zonën e ish-bllokut u ekzekutua papritur edhe Afrim Begalla.

11 ditë pas vrasjes së biznesmenit 64-vjeçar, i njohur edhe me emrin Memli Begalla, policia ka zbuluar se ai ka pasur konflikte të shumta me persona të ndryshëm.

Ai akuzohet se ka mashtruar disa persona, të cilëve u kishte marrë me mirëbesim për qëllime biznesi sipërfaqe pronash në Kashar dhe Mëzes.

Burime nga grupi hetimor bënë të ditur se biznesmeni kishte premtuar partneritet në biznes për pronaret e tokave, por me pas dyshohet se i ka shitur pa pyetur të zotët.

Madje edhe paratë e fituara nga shitja, sipas hetuesve, Memli Begalla nuk i kishte ndarë me pronarët e tokave.

Në këtë pikë kanë nisur përplasjet mes pronarëve dhe biznesmenit, por të pyetur nga policia ata kanë mohuar çdo lidhje me vrasjen.

Theksojmë se biznesmeni u ekzekutuar me pistolete me silenciator pranë shtëpisë së tij, në zonën e ish –Bllokut, nga dy persona që nuk janë identifikuar ende.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com