Loading...

Milan ‘shtyp’ Romën

Milani mposhti Romën me rezultatin 0-2 në kryendeshjen e javës së 26-të të Serisë A. Kuqezinjtë konfirmojnë edhe njëherë formën e shkëlqyer që janë duke kaluar, teksa regjistruan fitoren e 3 radhazi, duke hedhur vështrimin drejt zonës Champions.

Ishte Patrik Kutrone, njeriu që zhbllokoi sfidën në minutën e 48-të, duke devijuar topin me vinte drejt rrjetës. Pas shënimit të golit, loja u bë tepër e nxehte dhe me sulme nga të dyja portat. Për të vulosur triumfin e kuqezinjve, mendoi një tjetër lojtar i dalë nga akademia e Milanit.

Ishte pikërisht mbrojtësi Kalabria, i cili në minutën e 74-t, dyfishoi shifrat duke realizuar një gol mjaft të bukur. Me triumfin e sotëm, Milani shkoi në kuotën e 44-t pikëve, 7 më pak se Interi i vendit të 4-t. Kujtojmë që javën e ardhshme skuadra e Gatuzos do të ndeshet ndaj zikaltërve, ndërsa Roma do të udhëtojë drejt Napolit për tu përballur me kryesuesit e kampionatit.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com