Ndeshja e xhiros së 26 në Serie A ndërmjet Juventusit dhe Atalantas është shtyrë.
Këtë e ka konfirmuar klubi i Juventusit përmes faqes zyrtare, ndërsa thotë se shtyrja bëhet për shkak të motit të keq, transmeton Koha.net. Bora kishte mbuluar fushën dhe ishte e pamundur që topi të qarkullonte.
Ndeshja ishte paraparë të fillonte në ora 18:00.
“Zyrtare: Juve – Atalanta është shtyrë për shkak të kushteve jo të favorshme të motit”, thuhet në konfirmimin e Juventusit.