Loading...

Dentistja që zhvati 900 mijë euro është ish-gruaja e këngëtarit shqiptar

Prokuroria e Durrësit ka prerë flet arrestin për një 38 vjeçare me banim në Tiranë, e cila ka përvetësuar përmes mashtrimit shuma të mëdha parash, që në total sipas denoncuesit me inicialet I.H arrin shumën 900 mijë euro.

Në fakt gruaja e cila sipas report tv është Olesia Duka, nuk ka mashtruar vetëm burrin nga Durrësi që e ka njohur dy vite më parë, por ka mashtruar edhe shumë njerëz të tjerë.

Olesia Duka në fakt nuk është një emër i panjohur për publikun.

Olesia ka qenë gjithashtu e martuar me këngëtarin e njohur Bojken Lako. Lako finalizoi dashurinë e tij me Olesian në 27 Shtator të 2008-s, por ata u divorcuan tre vite më vonë. Ajo njihet gjithashtu si mikesha e VIP-ave dhe politikanëve.

Jo shumë kohë më parë ajo ka qenë pjesë e emisionit të Rudina Magjistarit, ku ndër te tjera fliste për klinikën e saj me një emër të njohur në Tiranë, dhe suksesin si grua në karrierë.

Që pas divorcit ajo ka arritur e vetme të krijojë degë të reja të klinikës së saj dentare edhe në qytete të tjera, veç Tiranës.

Sipas prokurorisë Olesia mashtronte edhe persona të tjerë veç mikut të saj durrsak. Ajo u thoshte se kishte 8 klinika dentare dhe se i duheshin paratë për aparatura, kundrejt shlyerjes në një afat të caktuar. Në fakt, pasi ua merrte paratë, Duka nuk ua kthente por i mashtronte se do i likuijdojë së shpejti.

Prokuroria citon se autorja e kësaj vepre penale vazhdonte të kryejë veprime në mbulimin dhe dredhinë për mashtrim dhe vjedhjes se shumave të mëdha parash edhe tek disa persona të tjerë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com