Loading...

Skandali i ministres së Ramës, publikohet dosja që implikon Etilda Gjonajn

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj përveç sulmeve të opozitës për ekstradimin e “financierit” të Habilajve në Itali, tashmë i ka dalë në dritë dhe një tjetër skandal.

Sipas raportit,  pavarësisht informacioneve që ka, ajo vazhdon të lejojë në detyrë si notere Natasha Xhaçka, nënën e Ministres së Mbrojtjes  Olta Xhaçka për shkak të ndërhyrjes së kësaj të fundit, e cila e ka marrë licencën në moshën 56 vjeçare në kundërshtim me ligjin nr 7829/1994 “Për noterinë”, i cili në nenin 2 në mënyrë taksative ndalon marrjen e licensës për ata që janë me pak se 26 vjeç apo më shumë se 55 vjeç dhe në rast se konstatohet marrja e licencës në kundërshtim me ligjin dhe vërtetohet atehëre në bazë të nenit 6 pika (d), kjo licensë i hiqet.

E njëjta rrugë është ndjekur edhe me noterë të tjerë si Bujar Xhaxho, noter i Dhomës së Noterisë Gjirokastër, Mehmet Berisha noter i Dhomës së Noterisë Tiranë si dhe Nexhla Këllezi, notere e Dhomës së Noterisë Tiranë, kanë mbushur moshën e pensionit.

Sipas raportit, Gjonaj, ka dhënë instruksione që pavarësisht se ka mbushur moshën për pension të vazhdojë ushtrimin e detyrës noterja Meri Çala, notere e Dhomës së Noterisë Tiranë.

Vajza e saj  dhe ajo notere vijon në kundërshtim me ligjin profesionin e noterit, megjithëse jeton në Francë pranë burrit të saj ambasador të rilindur

Së fundmi skandali  ka gjetur pasqyrim edhe nga mediat e tjera,  ndërkaq nuk ka munguar reagimi i ish kryeministrit Sali Berisha.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan “Për ndrikullat Xhaçka ligji nuk ekziston. Mami i Oltës, Natasha merr liçencën e noteres dhe ushtron profesionin në kundërshtim flagrant me ligjet e vendit. Shoqja e Oltës, ndrikulla e drejtësisë Gjonaj bllokon hetimin”.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com