Një grup shokësh në fshatin Vukël të Malësisë së Madhe janë mbledhur në shtëpinë e njërit prej tyre. Ata janë mbledhur për ta kaluar mirë së bashku por mëngjesi i ka gjetur në një ngatërresë.
Ka qenë një konflikt i momentit teksa Vasel Vuçinaj ka plagosur shokun e tij Mark Cekaj. Vasel Vuçinaj është kryetari i PS në njësinë Kelmend ndërsa Mark Cekaj është një qytetar i thjeshtë i asaj zone.
Autori i plagosjes dhe i dëmtuari kanë ngrënë darkë bashkë me disa të tjerë. Orët kanë kaluar dhe kanë konsumuar për orë me radhë alkool.
Pasi nuk kanë qenë më në gjendje normale por nën ndikimin e alkoolit dy shtetasit edhe pse shokë mes tyre një debat që kanë patur e kanë kthyer në një konflikt.
Kaq është dashur dhe kreu i PS në Kelmend Vasel Vuçinaj ka plagosur shokun e tij. Mark Cekaj është jashtë rrezikut për jetën ndërsa autori i plagosjes është arrestuar nga policia menjëherë pas ngjarjes së ndodhur.