Një nënë në Johnson County, Kansas, SHBA-së ka tronditur të gjithë me vendimin që ka marrë ndaj fëmijëve të saj të mitur.
37-vjeçarja Therese Roever ndodhet në cështje divorci me bashkëshortin e saj prej dy vitesh. Në 2016, gjykata ia la kujdestarinë burrit të saj.
Kjo ka qenë dhe arsyeja që ajo ka helmuar vajzën 9-vjeç, binjakun e saj, si dhe djali 7-vjeçar.
Gruaja është arrestuar nga policia pasi e gjetën në gjendje të rëndë sëbashku me fëmijët në shtëpi. Ajo i kishte thënë policisë se u kishte dhënë fëmijëve substancë të dëmshme.
Fëmijët u dërguan me urgjencë në spital teksa ndodhen jashtë rrezikut për jetën.