Loading...

Servet Xhelili në ‘hall’ të madh- Nuk lë cep të Dukatit pa përmendur në poezi ! (Poetët e krahinës)

Nga Servet Xhelili

ME MENDJEN KAM RAR NE HALL

Po,dhe mos qeshni me mua,
Mor po me gjithmend e kam,
Keto ment,me kane munduar
Ne hall te madh me to jam.

Naten kur bie per gjume,
Ment me marrin arratine,
Si ata zoqte ne turme,
Shtegetojne,e aty vijne.

I shoh kur ulen e prehen,
Ne Shata dhe ne Rodhine,
Duket sikur ato dehen,
Sikur s’do kthehen te vijne.

Here i shoh mbi Llogorane,
Here ndalen ne maj te Qores,
Pastaj posht marrin dynjane,
Deri ne qaf te Botores.

Prap kthehen e marrin larte,
Dhe s’ndalen se fluturuar,
Mbi Gerxhine e mbi Vastak,
Mbi Kozeren me bar shtruar.

Kthehen prap,ashtu siç jane,
Dhe zbresin te tatepjete,
E çlodhen mbi Sotiran,
I bukur por si xhehnet.

Ngrihen pastaj nga aty,
Dhe qendrojne ne Karroll,
Ballkon i fshatit,ku rri,
Fshatin e sheh si ne dore.

Ku nuk futet mendja ime,
Ku nuk shkel e bredh me kembe,
Ne thilpat ne lagjen time
Te shtepit ku kemi qene.

Dhe ne lem te Koçet vete,
Pastaj zbret ne Piçunar,
Dhe nga shtepit e xha Metes,
Ne Mazo qe esht perball,

I rremben kembet avash,
Duke len lemin e Koçet,
Per tu ngjitur ne Golash,
Ku jane pishat e moçme

Zbret ne Vris ku rrihnim fjolle,
Pinim shkume me lepender,
Njehere,pse nuk harroj,
Por i shoh ato ne enderr.

Skam çi bej mendjes rrebele,
Qe nga vendi im su nda,
Pellemb per pellembe shkele,
Dhe sa shume mend i mba.

S’u harroka Baç e Buçet,
Loja me cingle nagaç,
T’hedhurat tona mbi supe,
Ne lojen e arabas,

Po Koleka,atje larte
Mbi shtepi te bab Zeqirit,
Aty luanim me rrath,
Dhe prisnim dhite te vinin.

E shoh pastaj mendjen time,
Ne Kabdet dhe ne Shata,
Ather benim shpyllezime,
Me brigada te medha,

Ajo nuk harron te zbres,
Te ngjitet pastaj ne Ramje,
Neper fush,bere me djerse,
Qe ka te bukur pamje.

Le pastaj Pashalimane,
Ajo atje e humbet,
Prej magjis ne ato ane,
Prej atij te bukri det.

Ajo kercet e merr dhene,
Si e etur dhe e marre,
Frymen e mban ne Ravene,
Me ate parajs te rralle,

Edhe ne Karaburune ,
E kam pare e ka qendruar,
Te ulur mbi ata gure,
Perball Sazanit kundruall.

Mase tani e besuat,
Pse me mendjen jam ne hall,
Njezet vjet qe me le mua,
Vjen aty dhe shuan mall.

Sos vet qe mbete rrebele,
Dhe nuk shqitesh nga aty,
Po dhe shpirtin ma rrembeve,
Dhe mbetet aty te dy .

Ketu ku jam un nashtine,
Me late vetem si trup,
Me vjen keq,e me vjen mire,
Qe mallin andej me prut,

Ate mall mbartur ne vite,
Ju si zjarr ma kini ndezur,
Qe kur ika e kesaj dite,
Dashuri i kini hedhur.

Ndaj ky zjarr qe me djeg brenda,
Me ngroh,edhe me jep shprese,
Te kthehem se ma do zemra,
Qe te prehem kur te vdes.

SERVET XHELILI

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com