Loading...

Fundjave e ‘zezë’ në Shqipëri, shënohet një tjetër viktimë

Në ujërat e lumit Drin në Shkodër ka humbur jetën një person, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur.
Dyshohet se viktima ka rënë në lumë orët e para të mëngjesit të sotëm.

Në breg të lumit Drin është gjetur një biçikletë e braktisur dhe dyshimet e para janë që i përket të mbyturit, i cili thuhet se mund të jetë rrëzuar me të në lumë dhe biçikleta ka dalë në breg ashtu si viktima.

Ora në këto momente që shkruhet ky lajm shënon vetëm 10 pa 10 e mëngjesit dhe deri më tani 1 viktimë është shënuar në burgun e Fierit ( i vetëvarur), 2 të vdekur dhe një i plagosur në Kavajë (të aksidentuar në rrugë) dhe tani një i vdekur në Shkodër.

A mund të ketë më bilanc alarmant?!

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com