Në Berat ndodhet sonte qeveria. Ndërkohë Kryeministri Rama ka zhvilluar një takim në darkë me 250 studentë të Universitetit Bujqësor në një tur, të cilët do shkojnë në çdo fermë e sipërmarrjeje bujqësore, për të shpërndarë informacionin mbi programin e mbështetjes financiare të qeverisë për to.
“Në qarkun e Beratit me 250 studentët e Universitetit Bujqësor që na janë bashkuar për të çuar në çdo fermë e sipërmarrje bujqësore e blegtorale, informacionin e plotë mbi programin e ri të mbështetjes financiare të qeverisë për prodhimin e agropërpunimin. Ata sot kanë qenë qysh në mëngjes në tokat, serat, magazinat bujqësore e bizneset e përpunimit të produkteve të fshatit në këtë qark dhe nesër e deri në afatin e mbylljes së aplikimeve, do tëvazhdojnë të jenë pranë fermerëve”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Në takim kryeministri Rama nuk ka nguruar të bëjë humor me një nga të pranishmit, duke e krahasuar me një grenxë.
“Ti që je aty, mes bletëve dhe që bën grenxën, je i detyruar të më shikosh mua tani, jo ato bukuritë që ke rreth e rrotull. Je i hutuar komplet, vetëm do flesh sonte, mos kujto se ato bukuritë që ke rreth e rrotull do ta varin ty. Ti maksimumi mund të bëhesh një analist për bujqësinë”, tha Rama, batutë që shkaktoi të qeshura në sallë.
Në vijim Rama tha se problemi më i madh që kemi është uji, megjithëse renditemi pas Norvegjisë.
“Duam të kemi ujë, por duhet ta gjejmë rubinetin në humor, hapim rubinetin brrrrrrdhdhdhdh, kanalet e ujitjes janë të thara, por kur vjen uji ne përmbytemi”,ishte një tjetër batutë e Ramës.
“Pikaso thoshte frymëzimi ishte shumë i rëndësishëm, por kur të vjen duhet të të gjejë në punë”, vijoi Kryeministri. “Mos kujtoni se Ronaldo apo Messi do të zgjidhin hallin tonë, Interi hyn te kulturat që nuk subvencionohen”, u shpreh Rama.
Në foto: Berat, kryeministri gjatë darkës me studentët
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155591625956523/?t=1