Loading...

Burri e gjeti ende duke u dridhur nga korrenti, vdekja tragjike e nënës së re

Një nënë e re ka vdekur pasi e kapi korrneti duke përdorur tharësen e flokëve.

Camila Sales sapo kishte dalë nga dushi dhe po thante flokët e lagur në kuzhinë por tharësja iu shkri e iu ngjit në fytyrë.

Camila u gjet nga bashkëshorti i saj duke u dridhur, ndërsa mbante ende tharësen e flokëve në dorë, nga bashkëshorti i saj Jhonatan.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ti shpëthuar jetën, 22-vjeçarja nga Brazil vdiq nga lëndimet e marrë në sallën e reanimacionit, tha personeli mjeksor.

Sipas kunatës së viktimës, Vania Ramos, ajo e kishte marrë tharësen si një dhuratë nga kompania kozmetike ku punonte, raporton The Sun.

Dhe disa orë pas marrjes së dhuratës Camila vendosi që ta testonte, por rezultati ka qenë fatal për jetën e saj.

Viktima ishte martuar 3 vite më parë dhe kishte një djalë 18 muajsh.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com