Një shqiptar 28-vjeçar rezident në Itali është arrestuar nga karabinierët, pasi i janë kapur 5 kilogramë kokainë dhe 10 kilogramë kanabis.
Shqiptari u ndalua fillimisht teksa ngiste një ‘Lancia Y10’, gjatë një kontrolli anti-drogë, i cili i zbuloi gjashtë gramë kanabisin në xhepin e xhaketës.
Kontrolli në banesë fillimisht nuk zbuloi asgjë, por kontrolli i dy garazheve ndryshoi gjithçka.
Në të parin u gjet një çantë me 9 pako kanabis, me peshë 9.07 kile dhe gjashtë “bukë” kokaine, me peshë 4.638 kilogramë.
Në garazhin e dytë u gjet një tjetër kilogram kanabis dhe 400 gramë të tjerë kokainë dhe katër kilogramë lëndë përzierëse.