Në Nion të Zvicrës është hedhur shorti i fazës së 1/8-ve të Europa League. Dueli më interesant padyshim do të jetë ai mes Milanit dhe Arsenalit, që mund të cilësohet si një finale e parakohshme në kompeticionin e dytë më të rëndësishëm evropian. Një tjetër duel interesant është dhe ai mes Dortmundit dhe Salzburgut, ndërkohë që shorti i ka buzëqeshur Lacios dhe Atletikos së Madridit.
Ndeshjet e fazës së 1/8-ve
Lacio-Dinamo Kiev
Lajpcig-Zenit
Atletiko Madrid-Lokomotiva e Moskës
CSKA e Moskës-Lion
Marsejë-Atletik Bilbao
Sporting-Viktoria Pëlzen
Dortmund-Salzburg
Milan-Arsenal