Loading...

Skandali në Fier, punonjësi i ‘pashpirt’ i morgut bën biznes me të vdekurit

Mariglen Saliaj është punonjësi i morgut në spitalin e Fierit, i cili është denoncuar ditën e djeshme, pasi akuzohet nga qytetarët se ka hapur janë agjenci funerale, me qëllim për të favorizuar biznesin e tij në raste vdekjesh.
Për të vërtetuar shkeljet, qytetarët dërguan dhe një video në “Fiks Fare”, ku punonjësit e agjencisë funerale të punonjësit të morgut, Mariglen Saliaj, vihen re duke nxjerrë një pacient nga ambulanca në Urgjencën e Spitalit të Fierit, edhe pse prania e mjeteve dhe personave të agjencive funerale në ambientet e spitaleve është e ndaluar me udhëzim të ministrit të Shëndetësisë, që në korrik të vitit 2015.

Sipas videos, punonjësi i agjencisë funerale shoqëron pacientin nga ambulanca deri brenda në Urgjencë, në prani të mjekëve, familjarëve dhe rojeve private, e askush nuk i tërheq vëmendjen. Për të vërtetuar nëse personi që denoncohet me video nga qytetarët është punonjës i agjencisë funerale në pronësi të Saliajt, “Fiks Fare” dërgoi bashkëpunëtorët në Fier, ku arriti të filmojë të njëjtin person brenda ambienteve të zyrës funerale, teksa u shërbente klientëve si punonjës i kësaj agjencie.

U pyet edhe drejtoresha e Spitalit të Fierit, Nevila Shuke, e cila tha se ka marrë ankesa për punonjësin Mariglen Saliaj, i cili është me funksion pranë Mjekësisë Ligjore. Sipas saj, me juristin e drejtorisë kanë bërë verifikimet dhe ka rezultuar se ai ka të regjistruar në QKR një agjenci funeralesh. Për këtë arsye kanë nisur menjëherë procedurat për shkarkimin e tij dhe brenda një kohe të shkurtër do të largohet nga detyra.

“Fiks Fare” siguroi edhe dokumentet përkatëse për këtë rast. Nga informacionet zyrtare rezulton se, Mariglen Saliaj është emëruar me detyrë projektor në Laboratorin Anatomo-Patologjik panë Spitalit Rajonal Fier, që në vitin 2016.

Punonjësi Mariglen Saliaj, me funksion pranë Mjekësisë Ligjore, njëkohësisht është përfshirë edhe në biznesin e agjencive funerale, por për 6 vite rezulton se kompania e tij vijon punën në të zezë, pavarësisht se që prej vitit 2012 ka pezulluar aktivitetin pranë autoriteteve shqiptare

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com