Loading...

BASHA – RAMËS: ORA E PËRBALLJES PO AFRON! SHQIPTARËT JANË TË BASHKUAR NGA ORA NË ORË!

[sgmb id=”1″]

Sot në ditën kur mazhoranca qeverisëse ka vendosur të zgjedhë Presidentin e ri të Republikës nga radhët e saj, pa përfshirjen e opozitës, kryetari i PD Lulzim Basha, i ka drejtuar një thirrje,  kryeministrit Edi Rama, nga çadra e protestës:

“Dua t’i them fare qartë Edi Ramës se në asnjë mënyrë, në asnjë formë, në asnjë moment, nuk do të lejojmë të marrësh peng demokracinë shqiptare dhe të drejtën për zgjedhje të lira dhe të ndershme!

Ora e përballjes po afron! Shqiptarët janë të bashkuar nga ora në orë dhe ky bashkim është forca e vetme paqesore që do të ndalë kmomplotin ekonomik ndaj shqiptarëve. Zoti është me të drejtën, me shqiptarët, – theksoi Basha, – fitorja po afron!”

NGA FJALA E KRYETARIT TE PD, LULZIM BASHA

“Qeveria jashtë Kushtetutës dhë ligjit, është tirani. Qeverisja jashtë kontratës me qytetarët është diktaturë. Në këtë javë të dhjetë të protestës sonë të madhe është vendi të përsërisim njëzëri se koha kur në Shqipëri tolerohej diktatura e pakicës mbi shumicën ka shkuar për të mos u kthyer kurrë më.

Rama ka dështuar me ekonominë e vendit, me represionin e vazhdueshëm të taksidarëve të korruptuar që kanë mbushur xhepat e tyre me paratë e shqiptarëve.

Qeverisja e Edi Ramës ka dështuar të sjellë një ekonomi më të mirë për shqiptarët, por ka një ekonomi në rënie, papunësi në rritje, mjerim e varfëri.

Në majë të këtij kaosi qëndron mungesa e besimit të investitorëve.

Dje pata nderin të pres në zyrë, Presidentin e Kofiindustrisë italine, Paolo Anjeli. Me turp të madh konstatova se ishte i vetmi përfaqësues i politikës shqiptare që e priste këtë personalitet me 28 mijë punonjës, që ka transferuar në Shqipër kapital dhe vende pune e deri tek teknologjia dhe Edi Rama që gjen kohë të drekojë e darkojë me kriminelët nuk gjente kohë të diskutonte me kreun e Kofiindurtriosë italiane.

Nuk gjente kohë për sy arsye: e para se kjo çështje nuk lidhet me xhepin e tij, me pasurinë e tij, kjo çështje jetike për ekonominë tonë kombëtare që ka të bëjë me fatet e mijëravenënave në Vlorë, Durrës e anembanë vendit, që të sigurojë që ata që janë në punë nuk largohen nga puna, kjo as nuk i hyn në defter Edi Ramës, sepse Edi Rama dhe peshku i qelbur nga koka funksionon vetëm për arsye të mbrojnë interesat e veta. Populli për ta është plaçkë, Vlora për ta është plaçkë.

I shpjegova presidentit Anjeli, planin tonë ekonomik që do të nxjerrë vendin tonë nga kriza duke krijuar një klimë konkuruese me taksën e sheshtë 9%, me çmime konkuruese të energjisë dhe naftës, që me republikën e re do të kenë çmimin më të ulët në rajon, metodat europiane të administrimit fiskal, duke futur në kazerma ushtrinë abuzive të taksidarëve, duke ndihmuar biznesin e vogël të vazhdojë dhe duke garantuar në mënyrë të plotë dhe të gjtihanshme rend dhe siguri në rrugët e Shqipërisë si një parakusht për klimën e biznesit dhe këtu zbulohet dhe arsyeja e dytë:

Arsyeja pse edi Rama nuk e pret Presidentin e Kofindustrisë italiane është se në subkonshiencën e tij Rama e di se është kryeministri në largim. Ka nisur të sillet që tani si opozitë e papërgjegjshme ndërkohë që ne, opozita juaj e qytetarëve shqiptarëve, po nisim të marrim përgjegjësitë.

Sot është privuar se reformat që Edi Rama ka majë gjuhës janë pjesë e teatrit të kukullave që është luajtur në 4 vjet. Ai nuk ka dashur kurrë reforma, se nuk ka dashur kurrë një Shqipëri të reformuar, po një çiflig që ta grabisë me koncesione dhe ta mbushë me drogë dhe të bëjë pazar me çdo gjë që ka duke përfshirë edhe zyrën e kreut të shtetit, të Presidentit të Republikës.

Edhe më kritikët e kësaj lëvizjeje qytetare e kuptojnë se ajo që ne kemi thënë prej ditës së parë është e vërteta dhe e drejta se Shqipërinë Edi Rama e do për plaçkë, zgjedhjet për plaçkë, opozitën për alibi që të nxjerrë në treg gjithçka që ky vend ka përveç karriges së tij me të cilën ka lidhur pazgjidhshmërisht ekzistencën e tij.

Dita e sotme konfirmon katërcipërisht se këta e konsiderojnë gjithçka plaçkë të tyre, gjithçka çifligun e tyre. Këtu ka përfunduar posti i Presidentit të Republikës, që pasi ia hoqën çdo fuqi veprimi, me më pak kompetenca se drejtori i Postës në Vlorë – s’po them Drejtori i Përgjithshëm – e mbyllën pazarin.

Edi Rama ka dështuar, ka dështuar me arsimin, shëndetësinë, me ligjin për dekriminalizimin. Ai është autori i mbushjes së Shqipërisë me drogë dhe sot ka firmosur edhe dështimin e tij me reformën në drejtësi që e përdori si alibi për dështimin e  tij.

Kontrata morale me elektoratin është thyer në kontratën amorale që elektorati shqiptarë përgatitet ta grisë në rastin më të parë me zgjedhje të lirë dhe të ndershme.

Edi Rama e di që me zgjedhje të lria do ta ketë të pamundur të diktojë diçka tjetër veç gjykimit të tyre ndaj përpjekja e tij bëhet për të shmangur orën e gjykimit popullor.

Sot në ditën e 70 të protestës është rasti t’i përsërisim se dëhshtimi i tij me drejtësinë, rendin, ekonominë është shpalosur ashiqare tani që ka vendosur karrigen e tij si pengesën e vetme mes një populli që kërkon zgjedhje dhe një kupole kriminale që bën pazar me gjithçka dhe e traton shqipërinë si plaçkën e tij, se rruga e vetme e shpëtimit është qeveria teknike si garacia e vetme duke zbatuar dekriminalizimin, duke implementuar reformën zgjedhore, përfshirë reformën zgjedhore dhe numërimin elektronik dhe që në orën e parë të qeverisë teknike, Vetingun, që i trembet si vampiri – dritës së diellit.

Ja pra, ora e së vërtetës është ulur këmbëkryq dhe kushdo që e do, bashkohet në këtë rrugë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, qeveri teknike dhe që ditën e parë të kësaj qeverie, Vetingun e vërtetë.

Ne e dimë shumë mirë pse Edi Rama nuk e bën këtë.

Rruga e çmendur në të cilën kërkon ta fusë Shqipërinë është një rrugë qorre, rruga ku ai dëshiron të tërheqë një popull të tërë në zgjedhje pa alternativë, pa opozitën, në votime të diktatura nga krimi.

27 vite më parë, Shqipëria u ngrit më këmbë për ta braktisur njëhërë e mirë këtë rrugë që e çoi kombin tonë drejt falimentimit. Liria demokracia e vërtetë për të cilën ekziston kjo lëvizje nuk ka çmim.

Dua t’i them fare qartë Edi Ramës: Dua t’i them fare qartë Edi Ramës se në asnjë mënyrë, në asnjë formë, në asnjë moment, nuk do të lejojmë të marrësh peng demokracinë shqiptare dhe të drejtën për zgjedhje të lira dhe të ndershme!

Ora e përballjes po afron!

Shqiptarët janë të bashkuar nga ora në orë dhe ky bashkim është forca e vetme paqesore që do të ndalë kmomplotin ekonomik ndaj shqiptarëve.

Zoti është me të drejtën, me shqiptarët, – theksoi Basha, – fitorja po afron!”

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com