Pas vdekjes së 23-vjeçares Elena Avdillari, të shumta janë pistat e hetimit dhe dyshimet nëse kemi të bëjmë me një aksident të rastësishëm apo me një vrasje me dashje.
Në automjetin tip Benz, i cili drejtohej nga tropojani Fatjon Zhaborja, udhëtonte edhe 24-vjeçari nga Shkodra, Dardan Gjeka, i cili dyshohet se ka pasur lidhje (njiheshin) me iktimën.
Gjeka dhe Elena kishin udhëtuar disa herë bashkë nga porti i Durrësit drejt Italisë por edhe në Mal të Zi.
I riu ka thënë se në këto shtete ka qenë për arsye personale, ndërsa automjetin e përfshirë në aksident ia ka shitur më 22 janar Fatjon Zhaborjas, duke mos bërë akt shitjeje.
Dardan Gjeka është shprehur në polici:
Automjetin e nxora në internet në shitje dhe më mori në telefon blerësi para një muaji e gjysmë. Ia kam shitur, kam bërë aktin e shitjes dhe ai iku në punë të vet. Nuk kam njohje me viktimën dhe as me personin që ka shkaktuar aksidentin”.
Vetëm gjatë vitit të lënë pas 23- vjeçarja Elena Avdillari ka bërë 14 hyrje në portin e Durrësit ndërsa dyshohet përfshirja e saj në aktivitete të jashtëligjshme në shtetin fqinj, çka ka detyruar autoritetet italiane të raportojnë për të.