Loading...

Djali paguan vrasës me pagesë kundër familjes se nuk i jepnin para, prindërit ‘vrasin’ veten dhe i bëjnë gjëmën djalit

Një çift i çuditshëm falsifikuan vrasjen e tyre për të bërë që djali i tyre të ndihej keq, pasi është përpjekur të paguante një vrasës me pagesë.

Djali 22-vjeçar kishte negociuar me vrasës me pagesë për të hequr qafe prindërit dhe motrën dhjetëvjeçare për të përfituar trashëgiminë e tyre.

Pasi morën vesh planin, prindërit e tij më pas e luajtën lojën duke paraqitur fotot ku shfaqeshin sikur vrasja kishte ndodhur.

Një oficer policie luajti rolin e vrasësit të paguar në vendpushimin rus të Soçit.

Djali kishte udhëzuar “vrasësin me kontratë” se si dhe ku familja e tij duhet të vritet.

Ai madje bëri edhe një plan kur tregoi ku të vendoseshin kamerat e sigurisë si dhe t’i shmangeshin qentë roje.

Ai pranoi një tarifë me policin e fshehtë për vrasjen e të tre të afërmve të tij, duke kërkuar madje të shihte fotografitë e prindërve të vrarë, shkruan tetovasot.

Nëna dhe babai e çuan më tej planin, duke i dhënë një drejtim tjetër.

Ata u fotografuan nga policia sikur ishin të masakruar, të mbuluar me gjak dhe plagë që rridhnin.

“Vrasësi” më vonë organizoi një takim në një Mercedes dhe tregoi fotografitë e tmerrshme për të riun.

Asnjë fotografi nuk u paraqit nga motra e vogël dhe nuk dihet nëse ajo ka marrë pjesë në “film”.

Pas shikimit të fotografive, burri shprehu “kënaqësi” dhe pranoi të paguante tarifën e premtuar prej 38,000 dollarësh, sapo ai e kishte fituar trashëgiminë e pasurisë.

Kur policët e armatosur e arrestuan atë, menjëherë pranoi krimin në tentativë.

Një burim i policisë tha: “Ai donte të shpëtonte nga prindërit, sepse nuk po i jepnin para.

Para se të kërkonte një vrasës, ai u përpoq dy herë të heqë qafe të afërmit e tij. Ai ka kryer kërkime në internet për të gjetur se si t’i kryej vrasjet.

Krimineli donte të vinte pilula në tenxhere për të helmuar prindërit, por babai i tij zbuloi se diçka ishte e gabuar.

Pastaj, djali kishte planifikuar të thyente një termometër në makinën e prindërve të tij, në mënyrë që ata të helmoheshin me avujt e merkurit.

 

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com