Ali Pasha ka kaluar adoloshencën e tij në Bolenë.Ali Pasha eshte shpetuar nga nje çoban nga Bolena ne kohen kur e ndiqnin hasmit per ta vrare.Çobani e rriti si djalin e tij.Pas mori pushtetin Ali pasha e kerkoi familjen ku u rrit dhe njeren nga motrat e mori ne Janine ku jetoi deri ne fund te jetes se saje
Bolena, fshat i Kurveleshit të Poshtëm ose pllaja juglindore e krahinës së Mesaplikut,ne rreze te malit te Çipin-it me zanafillën në histori, e bolenasve në vazhdë, gjithëherët ka qenë dhe shprehur simbioza e shpirtit vullnet-hekur, çka përbëjnë krenarinë e këtij vendi. Sillen në ndërgjegjen krijuese gjasa e bema te se kaluares labe, siç sillet flladitur, mbi qiellin e Bolenes , krahet e nje shpendi ne fluturim e burrat pleq vene doren mbi balle te keqyrin zogun e paperkulshmerise me emrin “Shqiponje”. Pa pikë mëdyshje, keshtu.
Bolena nuk shënon në historinë e saj vetëm luftra dhe figura që kanë fituar përmasa epike, por edhe personalitete në fushën e sportit. Të paktën 41 sportistë kanë lënë emrat e tyre në historinë e sporteve të ndryshme jo vetëm në vendin tonë, por edhe jashtë tij. Më të spikaturit, janë profilizuar , si Bejkush Birçe, Perlat Musta, Alban Bushi dhe Romela Bega.