Për 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, nën prezencën e ambasadoreve, politikanëve dhe artistëve të shumtë, Akademia e Filmit Marubi, shfaqi filmin “Shok”. Ky film është i pari në Kosovë që ka rritur të nominohet për çmimin Oscar, ndërsa sjell histori të vërteta që vijnë nga genocidi serb që ndodhi në vitet 1998-1999.
Në kuadër të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, në ambjentet e Akademisë së Filmit dhe Multimedias Marubi, u shfaq filmi “Shok”, prodhim i parë kosovar që ka arritur të nominohet për çmimin Oscar dhe është cilësuar si suksesi më i madh në historinë e kinematografike të këtij vendi.
Në këtë ceremoni morën pjesë Ambasadori i Kosovës në vendin tonë Sylë Ukshini, ambasadorë të vendeve të Bashkimit Evropianë, politikanë shqiptarë, artistë dhe qytetarë. Filmi “Shok” sjell tri histori të vërteta që vijnë nga genocidi serb që ndodhi në Kosovë në vitet 1998-1999.