Lideri opozitar rus, Aleksei Navalny është arrestuar nga policia në Moskë.
Lajmin e ka bërë vetë të ditur Navalny teksa ka shkruar sot në Twitter se policët e kanë prangosur atë teksa ai po dilte nga dentistit.
Sipas tij, policia i ka thenë atij se është i arrestuar. Ai ka thënë se policia e ka dërguar “diku”, por vendndodhjen e saktë nuk e di.
Navalny, një kundërshtar i presidentit rus, Vladimir Putin, ka organizuar protesta dhe ka publikuar raporte që sipas tij, dëshmojnë korrupsionin në elitën udhëheqëse të Rusisë.
Atij i është ndaluar kandidimi i në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 18 mars, për shkak se më parë ka qenë i dënuar. Ai është arrestuar disa herë për organizimin e protestave dhe ka qëndruar në burg për periudha të shkurtra kohore.