Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës, ku një makinë ka shtypur një fëmijë 4-vjeç.
Fëmija dyshohet se i ka ikur të ëmës nga duart dhe më pas është shtypur nga automjeti.
Fëmija është transportuar për në spital, por ende nuk bëhet e ditur gjendja e tij.
Mësohet se drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja, ndërkohë që policia po heton mbi ngjarjen.
Aksidenti i rëndë ka ndodhur në Unazën e qytetit bregdetar. Mësohet se ky është aksidenti i tretë. Para këtyre kanë ndodhur dy aksidente me vdekje vetëm 100 metra me tutje.
Mësohet se rruga nuk ka asnjë shenjë rrugore, as tabela as pengesa për shpejtësinë e makinave.