Mesa duket sulmi kamikaz në Ambasadën Amerikane në Malin e Zi ka bërë që edhe në selinë diplomatike që ndodhet në Tiranë të mobilizohen forca të shumta sigurie.
Në orët e para të ditës së sotme një person ende i paidentifikuar bëri vetëvrasje me një pajisje shpërthyese përpara Ambasadës Amerikane në Podgoricë.
Ambasadës Amerikanë në Tiranë duket se i ka hyrë frika dhe për të parandaluar një akt si ai i Podgoricës ka rritur sigurinë.
Mësohet se janë aktivizuar edhe agjentet e strukturës kundër terrorizmit.