Sipas dekretit të flukseve 2018, në Itali vihen në dispozicion 30.850 kuota për punë të varur sezonale të punonjësve të huaj, ndër të cilat edhe shqiptarët, si dhe konvertime lejesh të ndryshme qëndrimi në leje pune, së të huajve tashmë rezidentë në Itali.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme Italiane, 30.850 kuotat janë të ndara si më poshtë:
– 18.000 për punonjës sezonale për sektorin bujqësor dhe atë turistik (2.000 nga këto u rezervohen autorizimeve shumëvjeçare). Punonjësit mund të jenë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Algjeria, Bosnja-Herzegovina, Korea, Bregu i Fildishtë, Egjipti, El Salvadori, Etiopia, Filipinet, Gambia, Gana, Japonia, India, Mali, Maroku, Mauricius, Moldova, Nigeri, Nigeria, Pakistani, Senegali, Sri Lanka, Sudani, Tunizia, Ukraina.
– 500 hyrje për punonjës të huaj josezonalë që kanë përfunduar programe formimi dhe shkollimi në vendlindje sipas nenit 23 të tekstit unik për imigracionin;
– 100 punonjës të pavarur apo të varur josezonale me origjinë italiane (pasardhës deri të shkallës së tretë) rezidentë në Argjentinë, Uruguaj, Venezuelë dhe Brazil;
– 2.400 hyrje për punonjës të pavarur: sipërmarrës që duan të hapin aktivitetin privat në Itali apo profesionistë, administratorë shoqërish, artistë të famshëm.
Konvertime
Autorizohet konvertimi në leje qëndrimi për punë të varur i:
– 4.750 lejeqëndrimeve për punë sezonale;
– 3.500 lejeqëndrimeve për studime, praktikë pune dhe/ose formim profesional;
– 800 lejeqëndrimeve BE për qëndrues afatgjatë të lëshuar nga vende të tjera europiane;
Parashikohen gjithashtu edhe konvertime në lejeqëndrime për punë të pavarur të:
– 700 lejeqëndrimeve për studime, praktikë pune dhe/ose formim profesional;
– 100 lejeqëndrimeve BE për qëndrues afatgjatë të lëshuar nga vende të tjera europiane.
Për të gjitha llojet e hyrjeve dhe konvertimeve, do të mund të paraqiten kërkesa deri në 31 dhjetor 2018.