Loading...

Tragjedi në Klos, plagosen 5 minatorët e kromit, 2 prej tyre në gjendje të rëndë

Pesë minatorë janë plagosur në minierën e Shën Gjunit, pasi i zuri masivi i dheut dhe gurëve gjatë punës. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ndërsa dy prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Ndërkohë, Kompania AlbChrome njofton se ditën e sotme, në orët e para të mëngjesit në Traverbankun e Klosit ka ndodhur një avari në të cilën janë aksidentuar 5 punonjës.

Dy prej minatorëve të plagosur janë nisur drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar, ndërsa tre të tjerët që paraqiten jashtë rrezikut janë transportuar në spitalin e Burrelit. Ndërkohë që kanë nisur hetimet për kushtet e punës në minierën e Shën Gjunit.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com