Një tjetër aksident tragjik është shënuar në orët e vona të natës së mbrëmshme në autostradën Tiranë-Durrës.
Një makinë tip Benz ka përplasur një taksi pranë zonës së Maminasit e për pasojë kanë humbur jetën dy persona, përkatësisht taksisit dhe pasagjerja e tij një vajzë 23-vjeçare kanë gjetur vdekjen e menjëhershme.
Sipas të dhënave të para nga policia, Benzi ka përplasur nga pas taksinë e cila kishte ndaluar pranë një karburanti. Si duket, përplasja ka qenë e fortë, duke shkaktuar vdekjen e dy personave që ndodheshin në taksi.
“Më datë 21.02.2018, rreth orës 23:30, në autostradën Durrës-Tiranë, pa shkuar në Maminas një mjet tip Benz me targa AA 060 SP është përplasur me mjetin Taksi me targa DR 475 TX.
Për pasojë kanë ndërruar jetë drejtuesi i mjetit tip Taksi B.A.60 vjeç, banues në Durrës dhe pasagjerja, shtetësia E.A. 23 vjeçe, banuese në Tiranë.
Nga veprimet paraprake dyshohet se mjeti tip Benz e ka përplasur nga mbrapa mjetin tip Taksi dhe kjo e fundit për të devijuar është futur në një karburant.
Në mjetin tip Benz nuk është gjetur asnjë shtetas. Në vendngjarje ndodhen Efektivet e Policisë, të cilët po punojnë për gjetjen e drejtuesit të mjetit tip Benz dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes:, sqaroi zyrtarisht policia