Vendosja e emrit për fëmijën tuaj mund të jetë tepër e vështirë. Ju dëshironi diçka që është absolutisht e përkryer, pasi është diçka që do e shoqërojë fëmijën tuaj për gjatë gjithë jetës.
Shumë prindër konsultohen për vendosjen e emrit dhe të tjerë mund të frymëzohen nga dikush apo ndonjë shenjë.
Por, ky çift ka marrë një shenjë më se të qartë nga djali i tyre i pa lindur.
Laura Brown, 26 vjeçe, dhe partneri i saj, Alex Gould, vendosën të kenë një skanim 4D të djalit të tyre i cili ishte në javën e 32-të.
Teksa shihnin skanerin , infermierja pyet çiftin nëse kanë menduar për emrin e foshnjës dhe Alex tha se kishin menduar për ermin Frankie.
Por, foshnja brenda barkut duket qartë që ishte kundër këtij emri, pasi saktësisht në atë moment ai lëvizi dorën duke bërë shenjën “V” para fytyrës.
Gruaja shtatzënë, Laura tha se ishte një moment shumë i këndshëm dhe të gjithë qeshën me rastësinë.
Djali i Alex dhe Laura do vijë në jetë në prill të këtij viti dhe e sigurtë deri tani është që ai nuk do quhet Frankie siç kishin menduar prindërit e tij.