Të tjera detaje janë zbuluar nga ngjarja e natës së mbrëmshme ku u qëllua me armë një shqiptare në Greqi.
Mediat vendase raportojnë se gjendja e saj është përmirësuar. 30 vjeçarja shqiptare po ashtu është prononcuar në një lidhje direkte në “Epsilon Tv” ku deklaron se në momentin kur është sulmuar ka qenë vetëm në banesë.
Shqiptarja gjithashtu ka bërë me dije se agresori ishte shqiptar dhe se pas hapjes me dhunë të derës ka biseduar me të. “Shkova në kuzhinë dhe ai nxori një armë dhe më sulmoi. Më tha: Sot do të vdesësh.
Shqiptarja tha se agresori ishte i gjatë 1.80 dhe kishte një tatuazh në dorën e djathtë.
Përveç kombësisë, 30-vjeçarja ka formuluar disa të dhëna të tjera për autorin: Mbi 1.80 i gjatë, me një tatuazh në dorën e djathtë.