Loading...

Lyp bukën e gojës fshat më fshat, 50 vjeçarja, mes lotësh kërkon ndihmë

Hyjrie Berisha del të kërkojë lëmoshë çdo ditë për të mbijetuar. Ajo jeton në një lagje të varfër të komunitetit rom dhe egjiptian në Lezhë.

“Më vjen turp të lyp në Lezhë, jam 51 vjeç, shkoj nëpër katunde”, shprehet Hyjrie Berisha.

Nëpër fshatra ajo del për të mbajtur me bukë veten, djalin e vogël dhe vajzën me të cilët jeton në një dhomë te vetme. Dhomën tjetër e ka bashkëshorti me të cilin është ndarë. 5 fëmijët e tjerë janë të martuar.

“Po me dha motra një copë bukë, ha po më la pa bukë, rri se s’kam. Kujt i del 30 mijë lekë. Gjithë Lezha më ka ndihmuar kur ma shkeli gocën makina, më japin makarona, gjëra po unë s’kam ku t’i gatuaj”, thotë 51-vjeçarja.

Hyjria merr një ndihmë sociale prej 3 mijë lekësh në muaj. Siç mund ta llogarisë çdokush kjo shumë as për bukën thatë mezi del. Më ndihmë jeton dhe ndihmë kërkon sërish edhe pse s’ka më shpresa.

Në lagjen “Skënderbeg” të Lezhës janë shumë si ajo ku jetohet falë bujarisë së të tjerëve dhe ku ndihma e shtetit asnjëherë nuk mjafton. /Top Channel

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=yGCxh6Zzdhk?ecver=1]

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com