Nuk do të jetë më e nevojshme që të sorollateni nëpër sportelet e institucioneve shtetërore për siguruar dokumentet që ju duhen për kryerjen e procedurave të ndryshme. Tashmë këto dokumente do të sigurohen online nga vetë sporteli i institucionit shtetëror në të cilin do të drejtoheni për kryerjen e procedurave përkatëse.
Në vijim, listA e 29 dokumenteve që nuk kërkohen më nga sportelet shtetërore, si për qytetarët, ashtu edhe për bizneset.
Për qytetarët:
Certifikatë familjare.
Vërtetim për pagimin e kontributeve për individin.
Konfirmim për gjendjen aktive të mjetit.
Vërtetim për lejen e drejtimit.
Autorizim për rifitimin e lejes së drejtimit.
Karta e shëndetit.
Vërtetim pensioni.
Ekstrakt i thjeshtë/historik (Qytetar).
Certifikatë nga akti i vdekjes.
Certifikatë nga akti i martesës.
Certifikatë nga akti i lindjes.
Dhënie e informacionit koordinativ për çdo pasuri të paluajtshme.
Informacion zyrtar i pasurisë për individët dhe institucionet.
Konsultim i kartelës së pasurisë së paluajtshme.
Lëshim kopje kartele të pasurisë.
Lëshim kopje të fragmentit të hartës kadastrale.
Lëshim vërtetim pronësie.
Lëshim vërtetimesh (negativ/pozitiv).
Verifikimi online i gjendjes juridike të pronësisë dhe të dhënave të tjera të pasurisë së paluajtshme.
Kopje te vërtetuara të dokumenteve tekniko-ligjore, në të cilat bazohet Regjistri i Pasurive të Paluajtshme.
Për bizneset :
Konfirmim për gjendjen aktive të mjetit.
Vërtetim për pagimin e kontributeve nga subjekti.
Vërtetim për përgjegjësitë tatimore.
Vërtetim për regjistrim të investitorit.
Vërtetim për pagim detyrimesh.
Vërtetim statusi (aktiv, pasiv përfshirë datën).
Vërtetim xhiro për 3 vitet e fundit.
Ekstrakt i thjeshtë/historik (Biznes).
Certifikatë Regjistrimi.