Loading...

Terrorizëm në Venecia: ‘Paf, paf, gjaku i tyre për ne është…’ Dalin zbuluar shqiptarët

Përgjimet e bisedave kanë nxjerrë zbuluar planin e kater shqiptarëve të Kosovës për terrorizëm në Venecia.

Mediat italiane kanë zbuluar sot të tjera detaje nga arrestimi i Fisnik Bekaj 24 vjec, Dake Haziraj, 25-vjec dhe Arjan Babaj, 27-vjeç.

Bashkë me ta u vu në pranga edhe një 17 vjecar po nga Kosova. Të gjithë ata kishin planifikuar një sulm të përgjakshëm gjatë karnavaleve që zhvillohen në Venecia.

Hetuesit kanë në dorë një sërë përgjimesh të bisedave që shqiptarët kanë bërë mes tyre në kuadër të një plani për terror.

Gjithashtu në një nga përgjimet e realizuara nga hetuesit të dyshuarit flisnin edhe për blerjen e një kallashnikovi për 250 euro, ndërkohë që në një prej telefonave është zbuluar edhe fotografia e 27- vjeçarit Arjan Babaj me armë.

Me thikën që u sekuestrua, ashtu si lexohet në dosje, “Fisniku arriti të priste kokën e një lope. Dhe thotë se “Do të duhej një goditje vendimtare, maksimumi dy, dhe pastaj do të shihni venat që dalin si tela”.

Më 19 mars, një përgjim tjetër në të cilin Babaj thotë “Carnevale, po … paf, paf”. Dhe të tjerët që ndërhyjnë “të veshur si këto”, “me një maskë”. Pastaj, fragmente të frazave të ftohta me shprehje si “gjaku i nxehtë”, “në terren … mos u shqetësoni për shkak se gjaku i tyre është pasuria e tyre, gjaku i tyre për ne është hallall” ..

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com