Loading...

Tragjedia me 4 të vdekur në Shkodër, halla publikon fotot e rënda të viktimave në arkivole

Është rënduar edhe më shumë tragjedia e ndodhur mbrëmjen e së dielës në familjen Preka në qytetin e Shkodrës, pasi ka ndërruar jetë ditën e sotme edhe e vogla Noemi, në moshën 10-vjeçare.
Noemi po mbahej në jetë falë aparaturave në qytetin e Shkodrës, ndërsa ditën e sotme nuk ka mundur t’i rezistojë plagëve të shumta të marra.

Ditën e djeshme u përcollën për në banesën e fundit tre anëtarët e familjes Preka, babai, Edmond Preka, si dhe dy fëmijët e tij, djali në moshën 8 muajshe dhe vajza tjetër, 5-vjeçe.

E vetmja që mundi t’i mbijetonte aksidentit fatal ishte Evisa Preka, mamaja e tre engjëjve që iu bashkuan përfundimisht Zotit.

Ka qenë halla e fëmijëve, Valentina Preka, ajo që ka bërë sot lutjen e madhe që Noemi e vogël të shpëtonte dhe ka dashur të ndajë në rrjetet sociale dhimbjen e saj.

Ajo ka publikuar me zemrën e copëtuar, foto nga momenti kur arkivolet me trupat e tre viktimave janë vendosur në mes të shtëpisë.

Në foto shihen Edmondi dhe i vogli 8-muajsh, të veshur dhëndërr, si dhe vajza 5-vjeçe, e veshur si nuse. Ata janë me dëmtime të shumta në pjesë të ndryshme të trupit, përfshirë edhe fytyrën.

Duken të tre si kukulla, ose si njerëz që flenë gjumë. Sikur papritur do të zgjohen dhe do të gëzojnë të gjitha ato gra që janë veshur me të zeza dhe po i vajtojnë.

Ndoshta halla e vogëlushëve, motra e Edmondit ka gabuar në publikimin e këtyre fotove, por deri sa dhimbja është e saja dhe ajo do që ta ndajë me të tjerët, kush jemi ne për ta gjykuar?

Kujtojmë se Evisa Preka ndodhet ende në spital, por nuk është në dijeni të tragjedisë që i ka ndodhur. Ajo nuk ka qenë e pranishme në varrimin e tre njerëzve më të dashur të jetës, e ndoshta, nuk do të jetë as në përcjelljen e Noemit.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com