Loading...

Në fundjavë vjen “bisha nga lindja”, acari polar kaplon pritet të kaplojë vendin tonë

Fushat e presionit të ulët mbesin të bllokuara edhe ditëve të ardhshme mbi Itali, që mbi vendin tonë do të krijojnë kushte për mot kryesisht të vranët, kohëpaskohe me mundësi për riga lokale shiu. Por, në fundjavë, acari polar nga Siberia, që në media po quhet “Bisha nga lindja”, do të shtrihet mbi kontinentin europian dhe rajonin tonë, ku do të sjellë mot të ftohtë dhe reshje bore.

21.02 – Gjatë ditës së sotme do të mbajë mot kryesisht i vranët, e pasdite dhe mbrëmje priten reshje të dobëta shiu.
22.02-23.02 – Të enjten pas mëngjesit me reshje të dobëta shiu, gjatë ditës mot kryesisht i vranët. Të premten mot kryesisht i vranët, kohëpaskohe me riga lokale shiu.
24.02 – Mot i ftohtë dhe kryesisht i vranët. Kohëpaskohe me riga lokale shiu, që më vonë do të shndërrohen në borë.
25.02-26.02 – Mot shumë i ftohtë dhe kohëpaskohe me reshje bore.

Pas përmirësimit të kualitetit të ajrit gjatë ditëve të fundit nga erërat e forta jugore, ditëve të ardhshme nuk do të ketë qarkullim të majftueshëm ajror, ndaj vlerat ditore të AQI do të lëvizin ndërmjet vlerave mesatare dhe të pashëndetshme.

Temperaturat e ajrit deri në fundjavë do të luhaten rreth vlerave mesatare për këtë periudhë kohore, e nga dita e diel do të zbresin ndjeshëm nën këto vlera. Minimalet do të luhaten nga 2C deri 3C, e maksimalet deri në 10C. Nga fundjava minimalet do të zbresin deri në -6C, e ato maksimale deri në -3C. Sipas parashikimeve të fundit minimalet në fillim të javës pritet të zbresin edhe nën -10C.
Era do të fryejë mesatarisht nga lindja-juglindja 2-5m/s, e në fundjavë mesatarisht e fuqishme nga verilindja 3-11m/s.
Shtypja atmosferike do të shënojë rritje të lehtë rreth vlerave normale.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com