Loading...

Ankthi për nisjen e negociatave me BE, kryeministri Rama jep lajmin e keq

I ftuar në emisionin më të ri në ABC News, “Provokacija” nga Mustafa Nano, kryeministri i vendit tha se negociatat me BE-në do të hapen, por mund të shtyhen deri në fund të të vitit.
Megjithatë, ai tha se nëse hapja e negociatave nuk ndodh në Qershor, atëherë kjo çështje mund të shtyhet për në fund të vitit.

“Unë kam shumë besim se nëse nuk ndodh ndonjë gjë, po themi që sot, ne nuk e dimë, diçka e paparashikueshme, negociatat do të hapen. Çështja është nëse ne do të arrijmë t’i bindim vendet anëtare dhe nëse vendet anëtare do të kenë disponimin e plotë për t’i hapur negociatat në Qershor apo nëse kjo mund të shtyhet për në fund të vitit”, u shpreh kryeministri, Edi Rama.
Rama: Angela Merkel më ka bërë një kompliment të bukur për atletet

Në emisionin Provokacija nga Mustafa Nano, kryeministri i vendit, Edi Rama, ka folur për marrëdhënien e tij me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel.

Për Ramën, kjo marrëdhënie për të është shumë e posaçme.

“E vërteta është që në momentin e parë kemi pasur një marrëdhënie, për mua shumë të posaçme. Për atë s’besoj që të hyj te marrëdhëniet e saj të posaçme sepse ka shumë të tjerë përpara meje”, tha Rama.

Sipas Kryeministrit të Shqipërisë, Angela Merkel e ka komplimentuar, kur ai u shfaq për herë të parë me atlete.

I pyetur nga Mustafa Nano, se çfarë mund të mendonte Angela Merkel për Edi Ramën, ai tha se kancelarja i ka bërë kompliment për atletet.

Mustafa Nano: Çfarë mund të mendojë Angela Merkel për Edi Ramën?

Edi Rama: Nuk e di duhet ta pyesni, nuk e kam idenë.

Di të them që për atletet, kur u shfaqën për herë të parë më ka bërë një kompliment shumë të bukur.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com