Ditën e djeshme një grua kishte bërë denoncimin në policisë së burri ishte larguar nga banesa dhe nuk ishte thyer më, por sot policia njofton se burri është gjetur.
Sipas policisë shtetasi P.T. është gjetur dhe ka deklaruar se ai kishte qenë me shokët dhe është vonuar.
Njoftimi i policisë
Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për largim nga banesa të shtetasit P.T, më datë 19.02.2018, ka deklaruar se ka qenë me shokët dhe është kthyer vonë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
I ikën burri nga shtëpia dhe nuk i kthehet më, veprimi i gruas alarmon policinë
Një grua në Tiranë ka denoncuar ditën e djeshme largimin e burrit nga banesa. Ajo ka denoncuar në policia largimin e bashkëshortit dhe ka vënë lëvizje uniformat blu.
“Më datë 18.02.2018, shtetasja I.T, vjeç 43, ka bërë kallëzim se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer bashkëshorti, P.T vjeç 49. Punohet për gjetjen e tij. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, për hetime të mëtejshme”, bën të ditur policia.