Një ngjarje e rëndë për motive familjare, ka ndodhur midis një çifti shqiptarësh në Greqi.
Sipas informacioneve paraprake, bashkëshorti ka qëlluar më armë zjarri gruan e tij 40-vjeçare.
Ajo ka ndërruar jetë në vend, ndërkohë që bëhet me dije se gjithçka ka ndodhur pas një sherri midis të dyve.
Bashkëshorti shqiptar është shpallur në kërkim nga policia, ndërkohë që kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.