Loading...

Vuçiç zbulon se cfarë do të ndodhë në Prill: S’jam frikacak, nuk dua luftë, por as të them “të dashur shqiptarë ne…”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic, ka deklaruar sot se ai nuk dëshiron të marrë pjesë në asgjë që do të çonte në luftë, por edhe propozimi me të cilin do të dalë përpara qytetarëve të Serbisë në lidhje me Kosovën sigurisht që s’do të jetë “të dashur shqiptarë, ne ju japim gjithçka”.

“Unë patjetër do të dalë me propozimin, pasi nuk isha frikacak edhe kur zbatuam reformat fiskale, për të cilat mburremi, por edhe për lëvdatat e tjera. Do të kem guxim të them se cili është propozimi. Nëse nuk do ta kishim, do të kishim konflikt të ngrirë”, tha presidenti serb, raporton agjencia serbe e lajmeve “Tanjug”.

“Për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, do të them se çfarë mendoj në fund të prillit”, tha Vuçiq, duke vënë në dukje se idetë që po rishfaqen ditëve të fundit, lidhur me ndarjen e Kosovës dhe modelet e ngjashme, nuk janë serioze “kurse ne duhet të shkojmë me qëllime serioze. Unë do ta bëjë publik qëndrimin tim në fund të prillit, sepse mendoj se duhet të kemi ide dhe orientim pozitiv në zgjidhjen e kësaj çështjeje”, përfundoi Vuçiq.

Vuçiq këto komente i bëri në emisionin “Cirilica”.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com