Loading...

Qeveria italiane jep lajmin e mirë: Supermarketet do të japin ushqime falas për njerëzit në nevojë

Qeveria italiane ka kaluar një sërë ligjesh të reja që kanë si qëllim zvogëlimin e sasive të mëdha të ushqimit që shkojnë dëm në vend çdo vit.

Projektligji i miratuar nga 181 deputetë do të nxisin fermerët dhe supermarketet që të dhurojnë ushqim për bamirësi.

Sipas të dhëna pesë milion ton ushqime shkojnë dëm dhe hidhen në plehra çdo vit në Itali.

Sipas “La Repubblica” ligjet e reja do të nxisin donacionet duke detyruar bizneset dhe supermarketet të dhurojnë ushqimin që tepron çdo muaj.

Mësohet gjithashtu se sanksionet ligjore për dhurimin e ushqimeve që u ka kaluar data e skadencës janë hequr.

Sa më shumë ushqim të dhurojnë, aq më pak taksa do të paguajnë pronarët e supermarketeve.

Ministrat dhe deputetët italianë kanë shpjeguar se mbetjet ushqimore u kushtojnë bizneseve dhe familjeve më shumë se 12 miliardë euro (në vit), ose rreth 1 për qind të PBB-së së përgjithshme të vendit fqinj.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com