Loading...

Propozimi për President të përbashkët, Edi Rama shpallet “non grata” në Serbi

Deklarata e Kryeministrit Edi Rama për një President të përbashkët Shqipëri-Kosovë duket se ka “ngritur në këmbë” Serbinë.

Propozimi i Ramës erdhi gjatë ditës së djeshme, një ditë pas 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës dhe ka bërë bujë të jashtëzakonshme në rajon.

Sipas mediave serbe, deklaratat e Tiranës zyrtare nuk janë pritur aspak mirë nga parlamenti , sidomos nga Partia Popullore Serbe.

Pas propozimit, kryetari i saj, Nenad Popoviç, kërkon që Serbia ta shpallë “non grata” Edi Ramën.

Ai është shprehur se:

Këtë e njohim si kërcënim të rrezikshëm që Shqipëria në të ardhmen planifikon ta aneksojë Kosovën, e cila me Kushtetutën tonë është pjesë e Serbisë”.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com